Fjuri në zonën “VIP” për sfidën Xhoshua-Pulev
Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë VBC, do të jetë i pranishëm më 12 dhjetor në stadiumin “O2 Arena” të Londrës për të ndjekur për afër duelin e boksit mes Entoni Xhoshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev. Në këtë duel, Xhoshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.
Menaxheri dhe promotori Edie Hern ka konfirmuar se Fjuri do të jetë në zonën “VIP” pranë ringut për ta ndjekur këtë sfidë. Prania e Fjuri tregon edhe një herë se ai e Xhoshua do të kryqëzojnë dorezat në ring vitin tjetër, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.