Numri i viktimave nga Covid-19 në Afrikën tejkalon shifrën 52 mijë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikë ka tejkaluar shifrën 52 mijë, transmeton Anadolu.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 316 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në 52.231, ndërkohë numri i infeksioneve shkoi në 2.184.209, përfshirë 13.366 infeksione të reja.

Sipas të dhënave nga CDC, numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 1.853.263, ndërsa numri i rasteve aktive është 330.946.

Afrika e Jugut, me 890.100 raste dhe 23.300 vdekje, është vendi më i prekur nga pandemia në kontinentin afrikan. Megjithatë, ky vend po ashtu ka numrin më të lartë të të shëruarve.

Më tej, në Afrikën Veriore janë raportuar të paktën 749.200 raste, 272.700 janë raportuar në Afrikën Lindore, 206.300 në Afrikën Perëndimore dhe 65.800 në Afrikën Qendrore.

Në Afrikën Veriore virusi ka marrë të paktën 19.600 jetë njerëzisht, 5.200 në Afrikën Lindore, 2.900 në Afrikën Perëndimore dhe 1.200 në Afrikën Qendrore.

LEXO EDHE:

Back to top button