Fjuri: Nuk lejojë që një vaksinë të dëmtojë karrierën time

Boksieri britanik Tajson Fjuri ka pohuar për “Daily Mail” se nuk do të kryejë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ai e merr këtë masë për të mos riskuar fizikisht deri më 9 tetor, ditë kur do të zhvillojë sfidën me amerikanin Deontej Uajllderin.

Kujtojmë se Fjuri doli pozitiv me koronavirus në mes të korrikut, pak ditë para duelit që ishte programuar më 24 korrik. Sfida më pas u shty për më 9 tetor, ndërkohë që, asokohe, Fjuri kishte marrë njërën dozë të vaksinës.

“Nuk ka ende shumë gjëra të sakta ndaj vaksinës dhe dy javë nga dueli me Uajllderin nuk do ta marr përsipër atë risk, që të kryej dozën e dytë, e të kem probleme shëndetësore.

.Doza e dytë mund të ketë efekte anësore, ndaj për momentin nuk do ta kryej, deri sa të zhvilloj duelin me Uajllderit. Nuk do të lejoj që një vaksinë të dëmtojë karrierën time, duke rrezikuar forcën time në ring”, tha Fjuri, i pampopshtur në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button