Fjuri: Pasi u tërhoqa nga boksi, mora ofertë për aktrim nga Stallone

Boksieri britanik Tajson Fjuri, u shpreh se për 4 muaj kaloi gati në depresion, pasi mori vendimin se nuk do të duelojë më. Kampioni i botës në peshën e rëndë, në prill të këtij viti fitoi ndaj Dillian Uajt në “Uembli” dhe tha se nuk do të ngjitej më në ring. Kjo situatë duket se ka krijuar një boshllëk te Fjuri, që vendosi të rikthehej. Më 3 dhjetor ai do të duelojë ndaj Derek Çisora.

 

“Supozohej që unë do të kaloja urën e lamtumirës, kur një njeri vendos të tërhiqet nga sporti. Për 4 muaj më radhë kam qenë shumë, shumë keq moralisht. Edhe pse kisha shumë gjëra për të bërë, duke shkruajtur edhe një libër, kënduar një këngë, bëra një dokumentar për Netflix, zhvillova turne nëpër qytete, sërish ndjeja se nuk isha i mbushur 100%, sikur nuk kisha marrë maksimumin nga boksi”, tha Fjuri.

 

“Nuk jam shumë i sigurtë se çfarë do të bëj pasi të tërhiqem përfundimisht nga boksi. Për momentin jam fokusuar të kënaqësia që po më jep ky fund i karrierës time”, tha Fjuri gjatë një interviste televizive, ku i pranishëm ishte edhe aktori i njohur Silverster Stalone. Ky i fundit beson se boksieri britanik mund të ishte një personazh i jashtëzakonshëm i filmave të tij.

 

“Jam dakord të luaj në një film nëse Stallone më kërkon të jem pejsë e tij. do të ishte diçka që do të eksploroja me kënaqësi. Kush më mirë se vetë zoti Roki Balboa mund të më ndihmojë në këtë karrierë. Ai është njeriu me të cilin jam rritur duke e parë në televizior. Do të ishte një mundësi e madhe për mua të aktroja”, tha Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button