Fjuri: Pesha e gjatësia të pavlevshme, stërvitja në rend të parë

Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC), në prag të duelit që do të zhvillojë këtë të shtunë ndaj amerikanit Deontaej Uajllder, u shpreh se për të nuk ka shumë rëndësi pesha me të cilën ai do të ngjitet në ring.

Në duelin e fundit mes tyre, në shkurt 2020, ai peshonte rreth 10kg më shumë se Uajllder, por sipas tij ky fakt nuk është i rëndësishëm.

“Për mua ky detaj nuk ka shumë rëndësi. Pesha, gjatësia etj., asnjë nga këto detaje nuk kanë rëndësi për të mposhtur rivalin. Unë nuk synoj të kap një peshë specifike për këtë duel, thjesht po ha shumë ushqim të shëndetshëm. Rëndësi ka stërvitja dhe unë jam stërvitur shumë për këtë duel”, u shpreh Tajson Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button