Fjuri pretendon se është larg marrëveshja me Xhoshuan

Tajson Fjuri, kampioni i botës në peshën e rëndë “WBC” u shpreh se marrëveshja e një dueli mes tij dhe Entoni Xhoshua (WBA, WBO e IBF) është ende shumë larg finalizimit. Ndërkohë që, Edi Hern, menaxheri i Xhoshua-s, është shprehur se brenda 2-3 javësh do të firmosen kontratat.

 

“Ata kanë patur një vit në dispozicion për ta organizuar këtë sfidë. Situata është ende njësoj si para një viti dhe asgjë s’ka ndryshuar. Unë mendoj se organizimi i kësaj sfide nuk ka të bëjë me boksierët, që janë gati. Kjo sfidë ka të bëjë me vendin, datën, rregullat anti-Covid etj”, u shpreh në një intervistë për “ESPN”, boksieri britanik , është i pamposhtur në ring (30 fitore, 1 barazim).

 

“Kam kohë që nuk boksoj (shkurt 2020) dhe jam inaktiv. Unë do të zhvilloj dy duele këtë vit, nëse nuk dueloj me Xhoshuan në qershor, do të përballem me dikë tjetër. Sido që të vijnë punët, dueli me Xhoshuan do të ndodhë herët a vonë,” ka thënë në fund Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button