Sasho Mijallkov shpallet fajtor, dënohet me 12 vjet burgim

Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ai, së bashku me disa ish-bashkëpunëtorë të tij, është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”.

- Advertisment -

Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg. Ndërsa të arratisurit Nikolla Boshkoski dhe Goran Grujevski dënohen në mungesë, i pari me 15 vjet burg dhe i dyti gjithashtu me 15 vjet burg. Ndërsa Vlladimir Vallerov, Silvana Zllatkova dhe Vasil Isakovski, të gjithë punonjës në shërbimin sekret janë dënuar me nga 2 vjet burgim.

“Të akuzuarit shpallen fajtorë për përgjim masiv të paligjshëm, me një qëllim të vetëm dhe motiv për të vendosur kontroll të plotë politik, ekonomik dhe kontroll të përgjithshëm në jetën e përditshme duke shkelur në drejtat elementare të njeriut. Viktimat, përkatësisht të dëmtuarit janë politikanë, gazetari, personalitete nga jeta politike ekonomike e biznesi që kanë ndikim në shoqëri. Ata kishin për qëllim të kishin kontroll mbi të gjithë, jo vetëm mbi kundërshtarët politikë, por mbi të gjitha ata që kanë ndikim, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tyre. Të gjithë përgjonin dhe madje nuk e dinin nëse edhe vetë përgjohen”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Penale në Shkup.


55 vjet burg dhe 10 vjet dënime me kusht për 11 të akuzuarit në Target-Fortesa

Gjykata Penale-Shkup në rastin “Target-Fortesa” që ka të bëj me përgjimin e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim sot shqiptoi dënimet për 11 të akuzuarit, gjithsejtë 55 vjet burg dhe 10 vjet dënim me kusht, gjegjësisht gjithsejtë 65 vjet për 11 persona.

 

Sasho MIjallkov dënohet me 12 vjet burg.

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.

Goran Grujevski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nikolla Boshkoski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nadica Nikoliq dënohet me 3 vjet burg.

Marijan Shumilikovski dënohet 2 vjet me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.

Të akuzuarit kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve.

Menjëherë pas shqiptimit të dënimeve për të akuzuarit, prokurorja e rastit Lençe Ristovska kërkoi që arresti shtëpiak ndaj Mijallkovit të zëvendësohet me paraburgim efektiv. Kjo u kundërshtua nga avokati i Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski, i cili kërkoi që të mos pranohet propozimi i prokurores Ristovska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button