Fjuri – Uajllder, sfida e tretë për titullin “WBC”

Në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohet përballja e tretë në mes Tajson Fjurit dhe Deontej Uajllderit, e vlevshme për titullin e peshave të rëndë në versionin “WBC”, ku fituesi mund të përballet me Oleksandër Usykun.

Kjo përballje duhej të zhvillohej më 24 korrik, por u anulua për shkak se Fjuri rezultoi pozitiv në analizat për “Covid 19”. Përballja e parë mes tyre, e zhvilluar më 1 dhjetor të vitit 2018, u mbyll me barazim, ndërsa më 22 shkurt të vitit 2020, Tajson Fjuri fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Tani Uajllderi synon hakmarrjen, mirëpo nuk do të ketë aspak të lehtë përballë Fjurit të motivuar. Meçi Fjuri-Uajllder, do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, rreth orës 3.00. 

LEXO EDHE:

Back to top button