Fjuri-Xhoshua, caktohet termini dhe stadiumi i duelit të zjartë

Muaji dhjetor njihet si muaj i festave dhe festë do të ketë edhe në sportin e boksit, ku do të jetë një duel i jashtëzakonshëm në mes Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas. Pas shumë negociatave më në fund është arritur marrëveshja dhe Entoni Xhoshua ka pranuar kushtet për tu përballur me Fjuri-n.

Përfaqësuesit e boksierit britanik, Entoni Xhoshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tajson Fjurin të zhvillohet më 3 dhjetor, në stadiumin “Principality” në Kardif të Uellsit.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Entoni Xhoshua-s se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fjuri-t për një përballje më 3 dhjetor,” postoi “258 MGT” në Tuiter.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga promotori i Tajson Fjurit, Frank Uarren.

“Kontrata do të jetë gati shumë shpejtë për ju”, shkroi Uarren. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button