Flakët nën rrënjët e pemëve riaktivizojnë zjarret në rajonin e Sarajit, thonë autoritetet

Dronët me kamera termike do të regjistrojnë pikat e nxehta të zjarrit në Saraj në mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll. Edhe pse ndaj zjarrit intervenohet me helikopterë, për shkak të zjarrit që digjet në rrënjët e pemëve, ai riaktivizohet. Aktualisht zjarre aktive ka në Saraj, Vinicë dhe Negotinë, si dhe zjarre të tjera që kanë shpërthyer prej disa javësh, janë vënë nën kontroll.

 Për nesër jemi dakorduar që 30 anëtarë të njësisë speciale me pajisje të përshtatshme, të shoqëruar nga ekspertë francezë dhe katër francezë që punojnë me dronë special me kamera termike që mund ta zbulojnë zjarrin nëntokësor, të gjejnë pikat e nxehta që nuk janë të dukshme nga helikopteri”, tha Stojance Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Zjarret shkatërruan mijëra hektarë pyje, dëmi është i madh sa i përket humbjeve natyrore, thonë nga Pyjet e Maqedonisë. Pas vlerësimit, terreni do të pastrohet dhe do të pyllëzohet.

E dimë se ku digjet gjithçka, shkojmë në pastrimin e prerjeve për të hequr të gjitha mbetjet, gjithçka që digjet nga pema që thjesht nuk është e gjallë duhet të zëvendësohet me plantacione të reja dhe sipërfaqe të reja”, theksoi Juliana Nikolova,  drejtore e Pyjeve të Maqedonisë.

Sipas vlerësimeve fillestare, nga zjarret në javët e fundit janë djegur kryesisht pyje me pisha, por edhe pjesë më të vogla me dushk dhe dëllinja, në sipërfaqe prej 10.000 hektarësh. Sipas detyrimeve ligjore, në dy vitet e ardhshme e gjithë zona e djegur do të duhet të pyllëzohet, dhe në 20 deri në 50 vitet e ardhshme do të kthehet në gjendjen para zjarreve.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button