Flamengo përmes penaltive deri te Kupa e Brazilit

Flamengo arriti një fitore drithëruese përballë Korintians në stadiumin “Maracana”, aty ku fitoi Kupën e Brazilit për herë të katërt në histori. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim pa gola, teksa dueli i kthimit u mbyll 1-1. Pedro kaloi Flamengon në avantazh në minutën e shtatë pas një asisti të bukur nga kapiteni Everton Ribeiro, por ekipi mik riktheu baraspeshën tetë minuta përpara fundit nëpërmjet golit të Giulianos së ardhur nga stoli.

Filipe Luiz humbi penatinë e parë për Flamengon, por edhe Korintians dështoi dy herë nga pika e bardhë (Fagner, Mateus Vital) dhe në stadiumin e famshëm nisi festa e lojtarëve dhe tifozëve të Flamengos, që më 29 tetor do të shijojnë një tjetër finale të gjithë braziliane.

Ekipi ku luajnë emra si Gabriel Barbosa, David Luiz, Arturo Vidal , Filipe Luiz, De Arrascaeta, Everton Ribeiro apo edhe “veterani” Diego, do të sfidojë Athletico PR e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari në finalen e Libertadores, që do të zhvillohet në Guayaquil të Ekuadorit.

LEXO EDHE:

Back to top button