Flasin të afërmit e viktimave të tragjedisë
Familjarët e viktimave nga spitali i Sofjes rrëfehen për televizionin Alsat. Ata thonë se pamjet që kanë parë nga vendi i tragjedisë kanë qenë rrëqethëse. Të afërmit e viktimave ankohen se nga autoritet bullgare nuk japin informacione, pasi nuk i kanë lejuar as të shkojnë te morgu të shohni kufomat, por as dhe të vizitojnë të afërmit e tyre që kanë shpëtuar nga kjo tragjedi. Kujtojmë se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 46 persona dhe 7 persona të tjerë kanë mbijetuar dhe po kurohen në spitalin e Sofjes.








