Flik: Jam i zhgënjyer nga rezultati, i dhamë kundërshtarit shumë mundësi

Hansi Flik u shfaq i trishtuar pas rezultatit përfundimtar (4-4) në kundër Atlétiko Madridit. “Blaugranat” e kishin ndeshjen në dorë, por e humbën avantazhin në minutat e fundit.
“Pas asaj që ndodhi, mund të them vetëm se jam i zhgënjyer nga rezultati. Luajtëm një futboll të shkëlqyer dhe krijuam shumë raste, pasi pësuam dy gola të shpejtë në fillim.
Në fund i dhamë kundërshtarit shumë mundësi. Atletiko Madridi është shumë i mirë në sulm, nuk mund t’i lejosh kaq shumë hapësira. Në pushim i paralajmërova lojtarët e mi se nuk mund ta lejonim këtë, por ndodhi”.
Kualifikimi do të vendoset në Madrid më 2 prill, teksa trajneri gjerman e ka të qartë si duhet të luajë ekipi i tij.
“Shpresoj të luajmë si ato 75-80 minuta ku dominuam sonte, këtë pres. Shpresoj të fitojmë, do t’i analizojmë golat këtë javë, por kemi një ekip shumë të ri, që është përmirësuar shumë këtë sezon. Pas pushimit gjithçka do të jetë e mundur. Mund të fitojmë”.
Ndeshja e La Liga-s në dhjetor ishte shumë e ngjashme me këtë në Kupën e Mbretit, por Flik sheh disa dallime.
“Kupa është ndryshe, çdo ekip e merr shumë seriozisht. Sot u pa që të gjitha skuadrat përpiqen të gjejnë zgjidhje në mbrojtje dhe ndryshojnë strategjitë e tyre. Atletiko Madridi është një ekip fantastik. Ne u mbrojtëm shumë mirë për 70 minuta, por në 5 minutat e fundit gabuam. Goli i fundit më dukej i pabesueshëm, do të flasim dhe do të mësojmë nga kjo. Gjëja më e rëndësishme është si të garantojmë posedimin e topit, diçka që tifozët e pëlqejnë. Ekipi ka besim dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme”.