Simeone: Ky ekip ka një shpirt të pabesueshëm gladiatorësh

Diego Simeone, trajneri i Atlético Madridit, foli për mediat pas barazimit 4-4 ndaj Barcelonës në Montjuïc, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
“Pati disa ndeshje brenda një ndeshjeje. E nisëm shumë mirë, 15 minuta të pabesueshme, avantazh me dy gola… Ata luajnë shumë mirë, krijojnë shumë raste, gjetën golin e parë që i futi në lojë dhe më pas ne bëmë disa gabime që duhet t’i përmirësojmë. Pësuam nga goditja e dënimit, gjë që nuk është e mirë për ne. Katalanasit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe arritën në 4-2, duke e bërë situatën tonë më të vështirë, por ky ekip ka shpirt, kjo u pa. Ia dolëm ta përmbysim situatën në fushë, ndryshimet sollën freski dhe krijuam raste. Shënuam për 4-3 dhe 4-4, duke e mbajtur të hapur kualifikimin ndaj një rivali shumë të fortë.
Ky ekip ka një shpirt të pabesueshëm gladiatorësh. Barcelona ka armë të jashtëzakonshme, por edhe ne kemi tonat.
Si e prisni ndeshjen e kthimit?
Asnjëherë nuk i dihet, ka ende shumë kohë, shumë ndeshje, një ndërprerje… Duhet të fokusohemi te kjo seri e ngjeshur ndeshjesh. E rëndësishme tani është sfida e së shtunës kundër Bilbaos, një kundërshtar i madh,” tha mes tjerash Simeone.