Flik kërkon kroatin 36 vjeçar, që të sjell eksperiencë në grupin e lojtarëve të rinj

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, po e konsideron Ivan Perishiçin, si një blerje të lirë për këtë verë, falë lidhjes së tyre të mëparshme te Bajern Munihu. Kroati tashmë është 36 vjeç, por mund të sjellë eksperiencë në një grup të ri lojtarësh.

Vetë Perishiç, sipas ‘Mundo Deportivo’ thuhet se është i gatshëm të përfundojë karrierën e tij në La Liga, duke refuzuar oferta të tjera dhe duke preferuar Barcelonën.

Raportohet se ka pasur kontakte paraprake ndërmjet agjentëve të tij dhe drejtuesve të Barçës. Skuadra katalonase është në kërkim të mbështetjes për Jamal dhe Rafinja-n, dhe Perishiç mund të sjellë versatilitet – si lojtarë i krahut, apo edhe si alternativë sulmues I fshehur.

Shanset janë reale që Ivan Perishiç të vijë në Barcelonë këtë verë, si një blerje strategjike për portofolin dhe përvojën që sjell.

LEXO EDHE:

Back to top button