Flik: Presim përgjigje pozitive nga infermieria për Lamine Jamal

Trajneri gjerman, Hansi Flik ka folur para ndeshjes derbi të Kupës së Mbretit. Barcelona e tij do të përballet me Atletikon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, mirëpo lajm i keq është mungesa e mundshme e Lamine Jamalit.

“Duhet të presim 24 orë për të kuptuar nëse ai do të jetë i disponueshëm kundër Atletiko Madridit. Por unë me të vërtetë shpresoj të kem Laminen si pjesë të skuadrës”, u shpreh Flik.

Ndeshja e përmendur do të zhvillohet të marten (25 shkurt) në “Monzhuik”, në orën 21:30./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button