Flojd Mejueather rikthehet në ring 9 vjet nga sfida e fundit

Flojd Mejuether, i cili do të mbushë 49 vjeç pas disa ditësh, ka njoftuar se do të rikthehet nga pensioni. Pas ndeshjes së tij me Majk Tajsonin, në muajin prill.

Ky do të jetë rikthimi i katërt i Majuether nga pensioni, pasi më parë ishte tërhequr në 2007, 2015 dhe më së fundmi në 2017 pas një dueli me Konor MekGregor. Në atë kohë, ai kishte një rekord prej 50 fitoresh dhe asnjë humbje.

Gjatë këtyre viteve ai ka zhvilluar mjadt duele “show”, më i fundit në prill të kaluar, kur dueloi ndaj Mike Tyson. Mësohet se Mayweather do të rifillojë karrierën e tij profesionale me një duel të planifikuar për verën e vitit 2026, me kundërshtarin e tij që do të konfirmohet në një datë të mëvonshme.

“Unë ende kam atë që duhet për të vendosur më shumë rekorde në sportin e boksit, duke nisur  nga eventi im i ardhshëm. Askush nuk do të gjenerojë një fitim më të madh, nuk do të ketë një audiencë më të madhe globale transmetimi se sa sfidat e mia“, tha Mejuether.

Amerikani 48-vjeçar ka nënshkruar me CSI Sports/Fight Sports. Në një karrierë profesionale në boks që zgjati tre dekada, Majuether grumbulloi një rekord të pakrahasueshëm prej 50 fitoresh, pa humbje, ndërsa u përball dhe i mundi me vendosmëri më të mirët e epokës.

Ai është përfshirë në të tre duelet më fitimprurëse të boksit në histori, kundër Manu Pakuao, Konor MekGregor dhe Kanello Alvarez.

LEXO EDHE:

Back to top button