Flojd Mejuether rikthehet sërisht në ring

Pas më shumë se tri viteve larg ringut, Flojd Majeuther do rikthehet për përballjen ndaj youtuberit të famshëm, Logan Paul, më 6 qershor në stadiumin “Hard Rock” në Majami. Pas shtatë muajve duke ndryshuar datën e ndeshjes, më në fund është caktuar data vendimtare.  Ndeshja në fillim ishte paraparë të zhvillohet më 20 shkurt, por u shty me Paul që pretendonte se Flojd është ai që nuk ‘guxonte’.

Mejueather nuk ka luftuar që me Konor MekGregor më 26 gusht 2017, që shihej si ndeshja e tij e fundit profesionale. Derisa, Paul ka humbur ndeshjen e vetme profesionale kundër Uilliam Olatunji, më 9 shtator 2019. Mejuether ka përfunduar karrierën profesioniste pa humbje në rekord prej 50 fitoreve, 27 prej tyre me nokaut.

LEXO EDHE:

Back to top button