Florent Muslija ka pranuar një nga dhuratat më të veçanta në jetë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka pranuar një nga dhuratat më të veçanta në jetë. Muslija ka marrë dhuratë nga Lionel Mesi fanellën me nënshkrimin e këtij të fundit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Muslija me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik” – shkroi Muslija në përshkrimin e fotografisë së fanellës që mori dhuratë.

 

 

24-vjeçari i lindur në Gjermani aktualisht është pjesë e skuadrës së Paderborn. Muslija më parë karrierë ka bërë edhe te Hannover 96 e Karlsruher.

LEXO EDHE:

Back to top button