Florian Marku mbron titullin, bindshëm mund Luiseton

Florian Marku regjistroi fitoren e 10-të në ringun profesionist, pasi që mundi Jorik Luiseton në “The SSE Arena” në Londër. Boksieri shqiptarë dominoi ringun në Londër, duke dhuruar spektakël në 8 raundet e zhvilluar në palestrën angleze.

Në momente, Marku dëshmoi se është superior ndaj kundërshtarit të tij, duke ulur mbrojtjen e tij dhe duke lejuar që të godas lirshëm Luisetto, mirëpo pa mundur që të rrezojnë boksierin shqiptarë.

Arbitrat në këtë përballje i dhuruan pikë maksimale në çdo raund Florian Markut, që të sigurojë fitoren jubilare në ringun profesionist.

Tani Marku numëron 10 fitore dhe një barazim, ndërsa Jorik Luiseto regjistroi disfatën e tretë, në meçin 14, ku ka edhe 11 fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button