“Fluturon” çmimi i biletave për ndeshjen Holandë-Argjentinë

Deri tani ka qenë një nga protagonistët absolutë të Botërorit të Katarit dhe për këtë ka shpërthyer “Messimania”. Tifozët vendas ishin prej kohësh të dashuruar me yllin argjentinas, por tani që e ka çuar “Albiceleste” në çerekfinale, të gjithë duan ta shohin atë “live”, në veprim.

Tifozët nga e gjithë bota, të cilët mbërritën në Doha për Kupën e Botës, duan të shikojnë ndeshjen e radhës mes Argjentinës dhe Holandës, sepse mund të jetë ndeshja e fundit me protagonistin amerikano-jugor. Çdo sfidë e Albiceleste përjetohet si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme.

Aq e jashtëzakonshme është edhe shuma e kërkuar për biletë, për ndeshjen e radhës të kombëtares argjentinase. Konkretisht, një biletë për ndeshjen e radhës të Leo Messit shitet për 4.500 euro, ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Edhe kjo shumë, në çdo rast do të ishte e vogël, duke marrë parasysh popullaritetin e futbollistit.

Është një Botëror për të pasurit, është e kotë ta mohosh. Dhe Katari është bërë një park i madh argëtimi me futbollin si temë kryesore. Organizatorët kanë krijuar disa zona rekreative me restorantet më të njohura në botë. Edhe hotelet janë kryesisht ekstra-luksoze, me plazhe private për të garantuar praninë e klientëve me një fuqi të lartë blerëse.

Nga të gjitha këto po përfiton edhe mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave. Një biletë për atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me Argjentinën shitet për gati 5 mijë euro. “Paketa Premium”, e cila garanton edhe darkën në zonën e nderit, kushton mesatarisht 7.500 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button