Jovanovski: Bllokadat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit

Jovanovski: Bllokadat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit

Lenin Jovanovski nga “Sloboda Prevoz” deklaroi se bllokadat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit. Sipas tij nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Për momentin janë të bllokuara udhëkryqi tek Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq si dhe bulevardi Ilinden.

“Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe adekuate të të gjithë këtij problemi. Bllokadat mbeten në të tria udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 20 autobus që kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të njihen me gjendjen reale”, tha Jovanovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button