FMN: Përgjithësimi i vaksinimit kundër COVID-19 nxitje për ekonominë botërore

Vaksinimi masiv i popullsisë së botës kundër COVID-19 do të nxisë rritjen ekonomike globale me nëntë trilionë dollarë deri në vitin 2025, llogariti Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Nëntë trilionë dollarë përbën një ndryshim të madh kudo, qoftë në vendet e pasura, qoftë në ato të varfra”, tha kreu ekzekutiv i FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Por kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për bashkëpunim të fortë ndërkombëtar për t’u siguruar që shpërndarja e vaksinave të jetë e drejtë dhe të arrijë në të gjitha vendet.

Banka Botërore njoftoi dje miratimin e një plani ndihme prej 12 miliardë dollarësh për të garantuar që vendet në zhvillim të kenë akses të shpejtë në vaksina, kur ato janë në dispozicion.

LEXO EDHE:

Back to top button