Reperi i njohur shqiptar Gashi bën tatuazh shqiponjën dykrenare

Gashi është një nga shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta. Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Madje, madje ka shprehur edhe dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare. Megjithatë, ditën e sotme ai ka vendosur të shtojë detajet që e lidhin me origjinën në trupin e tij, duke bërë një tatuazh të ri.

Çfarë tatuazhi? Epo reperi i mirënjohur ka gdhendur shqiponjën dykrenare në krah dhe videon e ka shpërndarë më të gjithë në rrjetet sociale.

A nuk është një gjest shuuumë i bukur dhe emocionues?

Ndërkohë, nga ana profesionale, Gashi po jeton një periudhë shumë të bukur pas publikimit të albumit të ri, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

LEXO EDHE:

Back to top button