Fonseka akuzon mbrojtjen: Pësuam dy gola nga topa të vdekur

Pas humbjes 3-1 kundër Liverpul-it, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, Paulo Fonseka foli për mikrofonat e “Sky Sport”.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, e filluam mirë në të dyja fazat. Më pas, anglezët morën lojën në kontroll, dolën shpejt me kundërsulm. Ne pësuam dy gola nga topa të vdekur. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur. Detajet na dënuan, por sinqerisht Liverpull-i është më shumë një ekip. Ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse pasi pësuam golin e dytë pushuam së luajturi. Ne pësuam dy gola identikë, kishim planifikuar markime individuale për sulmuesit, por me sa duket nuk na ndihmoi. Luajtëm më shumë në të djathtë, sepse kishim vendosur të punonim në atë anë. Leao mbeti i izoluar edhe në duelet një kundër një, ai ia doli vetëm dy herë. Mendoj se mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje, por jemi shumë të përshkueshëm individualisht në fazën mbrojtëse,” tha mes tjerash Fonseka.

LEXO EDHE:

Back to top button