Roma shkarkon Daniele De Rosin, pas 4 ndeshjeve në sezonin e ri

Daniele De Rossi është shkarkuar nga skuadra e Romës vetëm pas katër ndeshjeve të para në kampionat. Legjenda e “Giallorosëve” kishte marrë sezonin e kaluar drejtimin e klubit duke bërë mjaftë mirë, megjithatë starti i këtij kampionati ka qenë i tmerrshëm.

Ai në katër ndeshjet e para ka pësuar një humbje nga Empoli 1-2 dhe ka barazuar me skuadrat si Kaljari, Juventus dhe së fundmi Xhenoa. Kjo i ka kushtuar me shkarkim De Rossit dhe tanimë klubi ka konfirmuar largimin e tij.

“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij. Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim.  Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit Italian.

LEXO EDHE:

Back to top button