“Fontana dei Trevi” mbetet pa ujë, por ka një zgjidhje për ata që duan të hedhin monedhat
“Fontana dei Trevi” mbetet pa ujë, por ka një zgjidhje për ata që duan të hedhin monedhat
Shatërvani i Trevit në Romë, një ndër atraksionet më të rëndësishme në kryeqytetin italian, është duke iu nënshtruar një projekti restaurimi dhe për këtë arsye uji i tij është ndërprerë deri sa të përfundojë projekti.
Megjithatë, autoritetet kanë gjetur një zgjidhje për të gjithë turistët që duan të shkojnë dhe të hedhin monedhën në këtë vend, duke krijuar një minipishinë.
Zgjidhja e përjetësuar në një foto të publikuar në Instagram nga faqja “Welcome to Favelas”, ndezi ironinë e përdoruesve.
“Imagjinoni sikur të bëni një udhëtim 14-orësh me avion për në shatërvanin e Trevit dhe të gjeni veten në një pishinë komunale”. “Dakord, që ka shkurtime buxheti. por këtu po e ekzagjerojmë”, ishin disa prej tyre.
Punimet e jashtëzakonshme të mirëmbajtjes nga Mbikëqyrja e Kapitolinës filluan më 7 tetor. Një i restaurim i shatërvanit u bë në vitet 1989-91, i ndjekur nga mirëmbajtja e pjesës qendrore në vitin 1999, por rinovimi i fundit i madh u bë në vitet 2014-2015 dhe zgjati 17 muaj.