Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini
Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas për më shumë se një javë ushtria kreu operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra persona. Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë. Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse. Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin e së premtes dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende. /Alsat.mk