Zelensky kërkon më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë

Zelensky kërkon më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë të premten, si dhe ka thënë se rusët duhet të zgjedhin mes “paqes dhe presidentit Vladimir Putin”. Shtetet e Bashkuara njoftuan në ditën e njëjtë se do t’i ndajë 250 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Kievin. Duke folur në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, Zelensky gjithashtu u kërkoi aleatëve ta lejojnë Kievin t’i përdorë armët me të cilat ata e furnizojnë për të kryer sulme thellë brenda Rusisë. Uashingtoni e ka kundërshtuar këtë deri tani për shkak të shqetësimeve se mund të ndikojë në përshkallëzimin e luftës.

“Ne kemi nevojë për këto armë me rreze të gjata veprimi, jo vetëm në territorin e ndarë të Ukrainës, por edhe në territorin e Rusisë, në mënyrë që ta motivojmë Rusinë të kërkojë paqe. Ne duhet t’i bëjmë qytetarët rusë dhe, madje, edhe ushtarët rusë të mendojnë se çfarë kanë nevojë: paqe apo Putin”, deklaroi Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button