Forcat ruse rimarrin kontrollin e një fshati në Kharkiv, Moska: Kemi goditur të gjitha objektivat

Forcat ruse rimarrin kontrollin e një fshati në Kharkiv, Moska: Kemi goditur të gjitha objektivat

Forcat ruse thanë se kishin goditur infrastrukturën energjetike në Ukrainë  në një seri të re bombardimesh që shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe ujit në qytete në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev.

“Forcat e armatosura ruse vazhduan të godasin nga ajri dhe nga deti me armë me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë veprimi, komandën ushtarake dhe sistemet energjetike të Ukrainës, si dhe depot me municione dhe armë,” tha Ministria ruse.

Mbrojtja njoftoi në raportin e saj të përditshëm, se “të gjitha objektivat u goditën”. I njëjti burim njoftoi gjithashtu se ushtria ruse ka rimarrë një fshat në rajonin e Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, për herë të parë që nga shtatori.

“Gjatë operacioneve sulmuese, njësitë e ushtrisë ruse pushtuan vendbanimin Gorobivka”, pranë kufirit me Rusinë, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Back to top button