Forcat ruse vazhdojnë sulmet në lindje të Ukrainës

Forcat ruse vazhdojnë sulmet në lindje të Ukrainës

Forcat pushtuese ruse po vazhdojnë sulmet përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, tha ushtria e Kievit, teksa zyrtarët ukrainas kanë vazhduar të paralajmërojnë se Moska po përgatitet për një ofensivë të re në këtë rajon. Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka kryer gjashtë sulme me raketa dhe 24 sulme ajrore, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi po ashtu tha se ka pasur 75 sulme me artileri, përfshirë një ndaj një objektivi civil në rajonet lindore dhe juglindore të Harkivit, Donjeckut dhe Hersonit. Ushtria shtoi se ka pasur një numër të paspecifikuar të viktimave në mesin e civilëve. Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, 1.030 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, pretendoi ushtria ukrainase. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button