Forinë, kanalizimet mbeten problemi kryesor i fshatit
Alsat
15.08.2020 16:34
Banorët e fshatit Forinë të Gostivarit ankohen se ka filluar paraqitja e sëmundjeve nga papastërtia e madhe dhe simptomat shfaqen sidomos tek fëmijët. Ata janë të gatshëm që edhe vetë të financojnë zgjidhjen e këtij problemi, që ua vështirëson jetën.
https://www.youtube.com/watch?v=OzQr6lBmCNU
“Mos t`i përmendi me emra por ka në lagje që iu janë paraqitur puçra, si sëmundje interesante, ajo sëmundje nga kjo është. Këtë sëmundje ky rreth e kemi ne. Edhe atë, jo vetëm sivjetm, por edhe vitin e shkuar e kanë pasur kur vjen vera”.
“Kemi frikë, krejt tualetet aty dalin, pisllëk i madh është si nuk kemi frikë, kemi shumë frikë por çka të bëjmë. Çka të bëjmë, duhet ta bëj komuna kanalin, edhe vet do paguajmë edhe ata duhet të na ndihmojnë”.
“Era e keqe që vjen këtu është më e rëndë se çdo aromë e mundshme”.
Nga komuna e Gostivarit thonë se zgjidhjen e problemit duhet pritur vitin e ardhshëm.
“Këtë vit, si gjitha komunat edhe e Gostivarit ka problem me të hyrat shkaku i pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme por, shpresojmë se në vitin 2021 do e zgjidhim këtë çështje- deklaroi Valbon Limani. Komuna e Gostivarit.
Problem me kanalizimet fekale, nuk ka vetëm fshati Forinë, por shumica e fshatrave të komunës së Gostivarit.
Bashkim Sulejmani