Tërmeti në Turqi: Pallati shembet plotësisht, rrugët e Izmirit mbushen me ujë

Pamje vërtet tragjike vijnë nga Izmiri dhe zonat përreth në Turqi, pas goditjes nga një tërmet me magnitudë 7, sipas CNN, por 6,6 sipas mediave turke.

Në një video të postuar në rrjetet sociale duket një pallat që shembet plotësisht ndërsa njerëzit ikin të tmerruar me vrap.

Në një tjetër video duket lëkundja e fortë që me sa duket zgjati për më shumë se 35 sekonda, pasi një adoleshent që po luante në kompjuter u largua nga dhoma.

Në pamjet të tjera shihen godina të tëra nën rrënoja, ndërsa rrugët e Izmirit duket të mbushura me ujë.

LEXO EDHE:

Back to top button