Forma e mirë e Vinicius Junior lë larg Mbapen nga Madridi

Forma e jashtëzakonshme e Vinicius Junior në Real Madrid mund të bllokojë lëvizjen e Kylian Mbappes në kryeqytetin spanjoll. Dëshira e Mbapes për të luajtur për Real Madridin nuk është secret, pasi francezi ishte shumë afër nënshkrimit për “Los Blancos” vitin e kaluar, përpara se të rinovojë marrëveshjen e tij me PSZH.

Raportet e fundit kishin sugjeruar se lëvizja mund të rikthehej në horizont, por performancat e fundit të Vinicius mund t’i kenë dhënë fund shpresave për një marrëveshje të tillë. Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë dy viteve të fundit dhe ngjitja e tij në majat e futbollit botëror ka bërë që interesimi i Madridit për Mbappen të jetë ftohur ndjeshëm.

Sipas “Marca”, jo vetëm që Reali nuk është i gatshëm të shpenzojë shifra marramendëse, ata besojnë se ardhja e tij nuk do të ishte e frytshme.

Raportohet se ka një klauzolë në kontratën e Mbapes me PSZH-në që do t’i lejonte 24-vjeçarit të ndërpresë marrëveshjen e tij në verën e vitit 2024, gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e ‘Mbretërve’ për transferimin e tij. Por me “Los Blancos” që janë në prag të nënshkrimit me Xhud Bellingam, ata mund të detyrohen të frenojnë shpenzimet e tyre të ardhshme. Mbape po kërkon të sigurojë titullin e tij të pestë në Ligue 1 me PSZH-në, i vetmi trofe që mund ta fitojë këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button