Formacioni i gjysmëfinaleve të dyta, dominohet nga lojtarët e Interit dhe PSZH

Tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste përfaqësohen në formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve nga ndeshjet e kthimit. Interi përfaqësohet me katër lojtarë, Paris Sent-Zhermen me katër lojtarë dhe Barcelona me tre. Arsenali nuk ka asnjë lojtarë në formacionin më të mirë.
Në portë, Jan Sommer ka zënë vendin e tij pas një paraqitje bravuroze ndaj Barcelonës, teksa në mbrojtje janë votuar Ashraf Hakimi, Markinjos, Françesko Açerbi dhe Gerard Martin.
Në mesfushë, Nikolo Barella, Frenkie de Jong dhe Fabian Ruiz janë lojtarët që janë zgjedhur më të mirët. Sulmi gjithashtu ka tre lojtarë nga tri skuadra të ndryshme, me Lamine Jamal, Lautaro Martinez dhe Kviça Kvaratskhelia që formojnë treshen.