Portieri kosovar largohet nga Mynshenglladbahu drejt Nirnbergut

Lindsay Gutaj është larguar nga skuadra e Mynshengladbahut në grupmoshat U19 dhe është bërë menjëherë me ekip të ri.
18-vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Nirnbergut deri në vitin 2029.
Nirnberg i ka premtuar portierit kosovar edhe minuta me ekipin e parë.
Gutaj do i bashkohet klubit të Nirnbergut në qershor të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual./Indeksonline/