Formacioni i Kosovës që kërkon fitore ndaj Jordanisë
Kombëtarja e Kosovës sonte (e mërkurë) zhvillon miqësoren ndaj Jordanisë. “Dardanët” kërkojnë vetëm fitore pas dy humbjeve radhazi në muajin e kaluar, kundër Suedisë, respektivisht Gjeorgjisë. Yjet si Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Zymer Bytyqi nuk do jenë të pranishëm në këtë takim. Duke marrë parasysh se përzgjedhësi i përkohshëm, Pramoz Ghila, ka punuar nën urdhrat e Bernard Shallandes, nuk do ishte çudi në rast që preferon të luajë në sistemin 4-2-3-1. Përballja miqësore do të zhvillohet në stadiuin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj; Dresevic, Berisha; Rashica, Idrizi, Zhegrova; Muriqi.







