Formacioni titullar më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve

Pakkush do ta kishte menduar që Salzburgu do të siguronte një fitore 2-0 në fushën e Benfikës në Ligën e Kampioneve. Skuadra portugeze shihet si pretendente për të kaluar në fazën tjetër pasi ka në radhët e saj shumë yje, të cilëve këtë verë u ka shtuar edhe Anhel Di Marian.

Por austriakët bënë surprizën duke i mundur 2-0 pas një starti të rrufeshëm të ndeshjes ku fituan 2 penallti dhe panë një lojtar kundërshtar të dilte me karton të kuq. Një vrull që vjen ndoshta edhe nga energjia e moshës së re të futbollistëve në fushë.

Sipas të dhënave të “OPTA”, klubi austriak sot ka hedhur në fushë formacionin titullar më të ri në historinë e turneut, me moshën mesatare 21 vjeç e 183 ditë. Rezultati i arritur justifikon plotësisht zgjedhjen e drejtuesve të klubit, të cilët kanë nisur në projekt me të rinj, i cili po jep menjëherë frytet e veta.

LEXO EDHE:

Back to top button