Formula 1 ndjek UEFA-n, anulon garën në Rusi

Drejtuesit e Formula 1 kanë ndjekur rrugën e UEFA-s, duke anuluar garën në Rusi. Formula 1 ka njoftuar zyrtarisht se gara për Çmimin e Madh të Rusisë, nuk do të zhvillohet këtë sezon.

Ditë më parë disa pilotë të Formula 1 ishin deklaruar kundër një mundësie për të garuar në Rusi, ndërsa të tjerë kishin paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë garë, nëse ajo zhvillohet në Rusi dhe janë të gatshëm për të përballuar çfaredo dënimi.

Mirëpo sot Formula 1 ka ndjekur vijën e njëjtë të mendimit, duke anuluar edhe zyrtarisht garën në Rusi. Kjo si pasojë e ngjarjeve të fundit në Ukrainë, të cilat F1 thotë se i ndjek me shqetësim dhe dhimbje të madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button