Lesteri përballet me Renin, holandezët përball Murinjos

Hidhet shorti i fazës së 1/8-ve të Ligës së Konferencave, finalja e së cilës do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”. Në total në këtë fazë janë 16 skuadra, të inkuadruara nga 8 ekipe për dy vazo.

UEFA ka përcaktuar ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Altin Lala, si një nga personat që do të tërheqë goglat e kësaj faze. Ndërkaq, spikat ndeshja mes Marsejës dhe Baselit të Taulant Xhakës, sigurisht me francezët që në start duken më favoritë, ndërsa interesant është edhe përballja mes Lesterit dhe Renit.

Ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars, ndërsa ato të kthimit luhen më datë 17 mars.

Liga e Konferencës – Sfidat e 1/8-tave

Marsej – Bazel
Lesteri – Reni
PAOK – Gent
Vitese – AS Roma
PSV – Kopenhaga
Slavia Praga – LASK
Bodo/Glim-Az Aalkmaar
Partizani – Fejnordi

LEXO EDHE:

Back to top button