Xhoshua parashikon fituesin e sfidës në mes Fjurit dhe Usyk-ut

Boksieri britanik Entoni Xhoshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë duelin mes Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj dy kampionët e peshave të rënda, të dy të pamposhtur, do të dalin në ring në Arabinë Saudite për të zgjidhur kampionin. Duke folur përpara meçit, Xhoshua ka bërë parashikimin e tij se kush do ta fitojë duelin.

“Kam luftuar me Usyk kështu që mund të flas vetëm për atë që kam përjetuar me të. Një luftëtar fenomenal, do të thosha se do të bëjë një punë vërtet të mire. Unë kurrë nuk kam luftuar Fjuri, kështu që nuk mund të flas se si është të përballesh me të. Vetëm duke folur për atë që di, më duhet të them se Usyk do të jetë fitimtar”, u shpreh Xhoshua, që i ka humbur të dyja përballjet e zhvilluara ndaj ukrainasit.

Fituesi i duelit Usyk-Fjuri mund të përfundojë përballë ish-kampionit Xhoshua, i cili gjithashtu ka zbuluar dëshirën për t’u rikthyer në majën e këtij sporti. Gjithsesi, kemi hyrë në muajin vendimtar dhe mbetet për t’u parë se kush do të dalë fitimtar, me Xhoshua që duket se do të mbajë anën e Usyk.

LEXO EDHE:

Back to top button