Formula 1 vjen me një rrisi të madhe gjatë vitit të ardhshëm

Formula 1 vazhdon të ndjekë rrugën e spektaklit dhe këtë gjë dëshiron ta tregojë edhe jashtë pistës. Drejtuesit e saj, së bashku me ata të FIA-s, kanë njoftuar një risi interesante, që do të aplikohet vitin tjetër. Makinat do të prezantohen të gjitha në të njëjtën ditë.
Festa e madhe e organizuar nga Formula 1 do të zhvillohet më 18 shkurt 2025, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Kjo rrisi do të bëhet për të festuar 75 vjetorin e Formula 1. Kështu, mbrëmjen e 18 shkurtit, do të prezantohen dhjetë skuadrat së bashku me drejtuesit dhe pilotët e tyre përkatës. Kjo bëhet edhe për të eliminuar prezantimet “fake” të sezoneve të fundit.
“Për herë të parë do të mbledhim fansat tanë, të 20 pilotëve e sportit tonë dhe disa të ftuar shumë specialë për të nisur zyrtarisht sezonin e ri dhe për të festuar vitin tonë të 75-të të garave”, deklaroi Stefano Domenikali.
“Kjo do të jetë një mundësi fantastike për tifozët e të gjitha moshave që të përjetojnë nga afër spektaklin e pabesueshëm të argëtimit që është me Formula 1,” tha mes tjerash Domenikali.