“Forrest Gump”, aktori pagoi vetë disa skena të filmit

Tom Hanks ka paguar nga xhepi i tij xhirimin e disa skenave të filmit “Forrest Gump”, pasi studio Paramount nuk besonte se ky film do të sillte shumë fitime. Aktori i famshëm e zbuloi këtë gjë në një intervistë për “In Depth With Graham Bensinger”. “Për një nga skenat na thanë që do të kushtonte shumë dhe në fakt, kushtonte. Unë thashë: do ta bëjmë me shpenzimet tona. E realizuam me paratë e mia dhe të regjisorit. Sigurisht që kërkuam edhe më shumë pjesë nga fitimet e filmit”, kujton Tom Hanks. Investimi i doli shumë mirë, pasi “Forrest Gump” pati një sukses të madh dhe të menjëhershëm.

LEXO EDHE:

Back to top button