MSh: Maqedonia ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe

Ministria e Shëndetësisë informoi se në mbledhjen e sotme të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza janë miratuar masa të reja restriktive, respektivisht ndalesë për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri në fund të vitit, transmeton Alsat.

Ministria e Shëndetësisë shton se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në vendin tonë nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.

Vendimi vjen pas informacioni që një mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Britaninë e Madhe dhe sipas analizave fillestare përqindja e infeksionit është më e lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button