Federer në Dubai, por ende në dyshim për “Australian Open”

Roxher Federer do të jetë në Dubai, mirëpo ende nuk ka qartësuar se a do të luajë në turneun “Australian Open”.
Do të shkoj në Dubai për të vijuar fazën përgatitore, por nuk e di nëse do të jem në grand slam e Australian Open.
Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga tenisti zviceran Federer, që rrezikon të mungojë në turneun që zhvillohet në Melburn më 8 shkurt.
Rruga që duhet të përshkuaj për të qenë në formë prë në Australian Open është ende e gjatë. Duhet të vë në provë gjurin në një fushë tenisi, me shpresën që të rikuperoj në kohë për turneun e Melburnit. Të stërvitesh në një fushë të mbyllur në këtë të ftohtë nuk është ambienti ideal. Do të jem në Dubai në këtë periudhë”, tha mes tjerash Federer.
Tenisti zviceran është operuar 2 herë këtë vit dhe nuk luan që prej janarit.