Hoti: Jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratuan disa vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare, aspektet tjera që lidhen me funksionimin e vendit, si dhe strategjia kundër korrupsionit 2021-2023.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se masat antiCOVID që i kanë ndërmarrë më 11 nëntor, kanë dhënë rezultat.

“Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, jemi në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë” u shpreh ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës foli edhe rreth fluksit të madh të mërgimtarëve që këtyre ditëve po vijnë në Kosovë, duke thënë se duhet t’i krijojmë kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe festat, por edhe se duhet të ndërmarrin masat që pandemia të mbahet nën kontroll.

LEXO EDHE:

Back to top button