Fortesa në Francë, në shitje për 4.5 milionë euro

Fortesa në Francë, në shitje për 4.5 milionë euro

Një fortesë historike që daton prej shekullit të 13-të ka dalë në shitje për rreth 4.5 milionë euro në Francë. Tashmë e improvizuar në një rezidencë me 20 dhoma gjumi, fortesa e Hautes-Alpes, raportohet se ka qenë më parë vend-ekzekutimi i të akuzuarve si shtriga e magjistarë. Kompleksi gjigant shitet bashkë me kazermat ushtarake, furën e bukës, kishën dhe vend-magazinime të tjera, të cilat do të hapen për publikun prej muajit që vjen. Fortesa Queyras u ndërtua në vitin 1265 dhe në shekujt e 15-të e 16-të është përdorur për gjyqet dhe ekzekutimet e epokës së gjuetisë së shtrigave, ku kisha digjte të gjithë ata që shpalleshin fajtorë për magji ose praktika shpirtërore të ndaluara prej autoriteteve. Fortesa ka 20 dhoma gjumi, 13 banja dhe shtrihet në një hapësirë prej rreth 150 000 metra katrorë.

LEXO EDHE:

Back to top button