[FOTO] Sërish gjenden armë dhe mjete eksploduese gjatë bastisjeve në veri
[FOTO] Sërish gjenden armë dhe mjete eksploduese gjatë bastisjeve në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.
Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet eksploduese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.
“Bastisjet janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.
Gjatë bastisjeve në Mitrovicën e Veriut ishte i pranishëm edhe KFOR-i e EULEX-i.
Policia e Kosovës, që pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka kryer disa bastisje që lidhen me sulmin terrorist.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.