FOTO | Zuckerberg ka shpërndarë një foto të gruas së tij shtatzënë me të cilën është në pritje të fëmijës së tretë

Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagram me gruan e tij shtatzënë Priscilla, e cila është në pritje të fëmijës së tretë

“Gëzuar Vitin e Ri! Për të gjitha aventurat dhe dashuritë që do të vijnë në 2023”, shkruan themeluesi i Facebook dhe Meta 38-vjeçar, i cili me gruan e tij Priscilla Chen tashmë ka dy fëmijë, vajzën Maxima shtatëvjeçare, e lindur në dhjetor 2015 dhe Augusti pesëvjeçar, i lindur në gusht 2017 . Në foton e publikuar më 1 janar, Zuckerberg është i veshur me smoking dhe ka njërën dorë në barkun shtatzënë të gruas së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Çifti tashmë ka njoftuar ardhjen e fëmijës së tretë dhe Zuckerberg tha se është i lumtur që Max dhe August do të kenë një motër vitin e ardhshëm .

Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrop 37-vjeçar dhe ish-pediatër, u takuan në vitin 2003 në një banjë ndërsa të dy ishin ende studentë në Harvard. Ata shpejt filluan të takoheshin dhe u martuan nëntë vjet më vonë, në vitin 2012, në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë, çifti përmes një letre të hapur njoftoi se pjesën më të madhe të parave do ta jepnin për bamirësi dhe jo për fëmijët e tyre. Zuckerberg dhe Chen filluan së bashku Iniciativën Chen Zuckerberg, një organizatë e dedikuar për “të mësuarit e personalizuar, shërimin e sëmundjeve, lidhjen e njerëzve dhe ndërtimin e komuniteteve të forta” dhe thanë se do të investonin 99 për qind të aksioneve të tyre në Facebook në këtë kauzë.

LEXO EDHE:

Back to top button