Fotografi kap momentet e rralla kur zogu përdor petalin e ‘lule-bananes’ si vaskë banje

Rahul Singh është fotografi i botës së egër që ka kapur foto mahnitëse nga një rang i gjerë speciesh.

- Advertisements -

Ato përfshijnë elefantë, drerë, çakallë, majmunë e rinocerontë. Por sado të bukura të jenë ato, pasioni i tij i vërtetë janë zogjtë që bëjnë fole në qytetin e tij.

Fotot e mëposhtme janë ato te casteve kur Singh mbeti i habitur.

“Çdo gjë po shkonte normalisht, kur papritur, unë u shokova kur pashë zogun e kuqtë që nisi të bënte një banjë në petalin e lules në formë bananeje”.

Fotot tregojnë në fakt atë që quhet lule-banane, e cila mbledh ujin nga vesa e mëngjesit në një prej petaleve të saj. Dhe zogu i vogël vetëm 7 cm i gjatë, përfitoi në maksimum për t’u freskuar në një ditë të nxehtë.

Pasi mori nektarin, zogu këngëtar u freskua duke u leshuar brenda petalit në formë vaske.

Rahul thotë se nuk kishte parë asnjë herë diçka të tillë. “Mbeta i shtangur kur pashë këtë sjellje, mbaja butonin e kameras të shtypur gjithë kohës duke parë zogun në banjën e tij”.

Rahul i poston fotot e tij në Instagram. Ai ishte shumë i lumtur që kishte qenë në vendin e duhur për të kapur momentin magjik.

“Është e çuditshme sesi natyra mund të na surprizojë”, thotë ai.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button